Fëmija pret të lind fëmijë, një e mitur shtrihet në Klinikën e Gjinekologjisë

Kosova

Fëmija pret të lind fëmijë, një e mitur shtrihet në Klinikën e Gjinekologjisë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është  e shtrirë  një femër e moshës së mitur.

Vajza e komunitetit ashkali ka mbetur shtatzënë si pasojë e bashkësisë jashtëmartesore dhe pret lindjen e fëmijës. 

Ngjarja është raportuar dje paradite në stacionin e policisë në  Obiliq.

Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull i komunitetit ashkali i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar  me viktimën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit lënda e  rastit shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat