Ministrja Zhivic në panairin ndërkombëtar të bujqësisë “CroAGRO” në Zagreb

Kosova

Ministrja Zhivic në panairin ndërkombëtar të bujqësisë “CroAGRO” në Zagreb

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:52
Dijana Zhivic

Një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga ministrja në detyrë, Dijana Zhivic, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, Pajisjeve dhe Makinerisë Bujqësore "CroAGRO", i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në këtë panair po marrin pjesë kompani nga vende të ndryshme të botës, të cilat gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi do të prezantojnë pajisjet dhe makineritë bujqësore. 

Sot gjatë ditës ministrja Zhivic është takuar me homologen e saj kroate Marija Vuckovic, me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë mes dy vendeve.

Ndryshe, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Pajisjeve dhe Makinerisë Bujqësore "CroAGRO", është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 8 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat