Në Malishevë, ndihmohen 250 familje nga Shoqata “Kuvajti” për Bamirësi - Bota Sot
Në Malishevë, ndihmohen 250 familje nga Shoqata “Kuvajti” për Bamirësi

Kosova

Në Malishevë, ndihmohen 250 familje nga Shoqata “Kuvajti” për Bamirësi

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 15:24
Malishevë

Komuna e Malishevës ka një bashkëpunim të mirë me Shoqatën “Kuvajti” për Bamirësi,(SHKB), zyra në Kosovë, dhe fal këtij angazhimi të gjatë dhe miqësorë  u ndihmuan 250 familje në asistencë sociale me nga një pako ushqimore.

Kryetari i Komunës së Malishevë, Ragip Begaj dhe  Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Liridon  Hoti,u shprehen falënderues për udhëheqësit e shoqatës së Kuvajti për Bamirësi, për këtë ndihmë, kaq të nevojshme, për njerëz të nevojshëm dhe në kohë të duhur.

Kurse edhe përfaqësues të Shoqatës së “Kuvajti” për Bamirësi, zyra në Kosovë, u shprehen të gatshëm  që herë pas here dhe sipas mundësive do t’u dalim në ndihmë, këtyre  familjeve të nevojshme dhe do ë vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet përkatëse komunale.

Edhe familjet që pranuan këto  pako ushqimore u shprehen mirënjohës për mbështetjen që po u jep Shoqata e “Kuvajtit” për Bamirësi, zyra në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat