Ngjarjet e datës 7 dhjetor

Kosova

Ngjarjet e datës 7 dhjetor

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 08:04
Ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë gjyqësore, me temë diskutimi “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel “Emerald”, 09:30)

Instituti për Vlerësime dhe Studime Pronësore në Kosovë zhvillon trajnimin për specialistë dhe profesionalistë që angazhohen në fushën e vlerësimit dhe çështje e tokave bujqësore në sektorin privat dhe publik. (Hotel “Internacional”, ora 10:00)

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar”. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

Gjimnazi  “Hasan Nahi” organizon edicionin e shtatë me radhë Gara e Intelegjencës “EUREKA 7”. (Në të gjithë shkollat e Kosovës të përcaktuara nga komunat, ora 11:00)

Misioni i OSBE-së prezanton rezultatet e projekteve të vitit 2019 për të rinj. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:30)

Mbahet bashkëbisedimi me poeten dhe prozatoren nga Tirana, Etleva Tafa. (Shtëpia Botuese “Pena” në Prizren, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat