Vend i vogël, por Komuna e Klinës ka ndarë 20 mijë euro për ta dekoruar qytetin

Kosova

Vend i vogël, por Komuna e Klinës ka ndarë 20 mijë euro për ta dekoruar qytetin

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 00:32
Foto

Tashmë në gjithë botën po ndjehet një frymë festive.

Sheshe, qytete e fshatra gjithandej janë dekoruar e veshur me drita shumëngjyrëshe, në vigjilje të Krishtlindjeve e Vitit të Ri.

Një atmosferë e tillë, po mbretëron edhe në vendin tonë, veçmas në kryeqytet, ku sheshi ka marrë një pamje magjike, derisa i kushtoj komunës ky investim hiq më pak se 75 mijë euro.

Por, një qytetet tjetër, i cili është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me Prishtinën, ka ndarë 20 mijë euro për dekorin.

Bëhet fjalë për qytetin e Klinës, ku në faqen zyrtare të kësaj komune është publikuar edhe dhënia e kësaj kontrate.

As Lipjani nuk mbetet shumë larg Klinës, ku kjo komunë ndau 15 mijë euro për dekorimin e sheshit.

Në anën tjetër, qyteti që ndodhet shumë pranë Klinës, Istogu ka dekoruar qytetin me vetëm 5 mijë euro.

E një qytet po aq sa Klina, Kamenica sonte ka nisur të zbukurohet, derisa komuna ka ndarë 9 mijë euro.

Indeksonline sjellë disa imazhe se si është dekokuruar një pjesë e qytetit, derisa ende ka mbetur punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat