Nga dita e martë më ftohtë, me reshje shiu dhe bore

Kosova

Nga dita e martë më ftohtë, me reshje shiu dhe bore

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 06:03
Ilustrim

8.12.2019 - Gjatë javës në vijim mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, me masa më të ftohta ajrore, ku ditën e martë dhe mërkurë sjellin mot më të ftohtë me reshje shiu dhe bore.
Nën kushtet e parashikuara meteorologjike për këtë javë, nga dita e martë do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të shpërndajë ndotësit e bllokuar në zona urbane, përderisa vlerat e cilësisë së ajrit pritet të zbresin edhe në vlera mesatare.

9.12 - Pjesërisht vranët. Në ultësira, në mëngjes mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
10.12 - Në mëngjes në ultësira mjegull. Ditën kryesisht vranët dhe me shi, që vonë në mbrëmje pritet të përzien edhe me reshje bore.
11.12 - Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e në vise më të ulëta shi. Deri në mesditë reshjet pritet të pushojnë.
12.12-13.12 - Të enjten kryesisht vranët. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte kryesisht me vransira, ndërsa në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat e ajrit pritet të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në +2C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 9C.
Nga dita e martë do të fryejë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, mirëpo nga dita e enjte do të pësojë rënie të thellë nën këto vlera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat