Ambasadorja Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë

Kosova

Ambasadorja Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:53
Foto

Ndërtimi i një ngrohtoreje të re moderne me biomasë në Gjakovë do të nis të martën, më 10 dhjetor 2019.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në punimet inauguruese të këtij investimi 14 milionë eurosh të Bashkimit Europian.

Përurimi do të bëhet në vendin e quajtur Rezinë, ku do të ndërtohet ngrohtorja e re. Ndërtimi i ngrohtores me biomasë do të ofrojë përfitime të shumta për qytetarët.

Rreth 40% e qytetarëve të Gjakovës do të përfitojnë nga furnizimi i ngrohjes me cilësi të lartë, do të ketë më pak ndotje të ajrit me ngrohtoren e re, e cila gjithashtu do të prodhojë edhe një sasi të caktuar të energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat