Ja ku mund t’i paguani kreditë që i keni në Monego

Kosova

Ja ku mund t’i paguani kreditë që i keni në Monego

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:21
Monego

Institucioni mikrofinanciar “Monego” nuk do të operojë më në Kosovë.

Por, të gjithë kredimarrësit do të kenë mundësinë dhe obligimin që të shlyejnë kreditë e tyre në vendet përkatëse.

Të gjitha këstet mund të bëhen edhe në BPB, Postën e Kosovës, Western Union dhe Vllesa-CO.

Kërkesat për mbylljen e tërësishmë të kredisë, mund të bëhet në zyrën qëndrore të Monegos.

Kujtojmë që BQK javën e kaluar kishte marrë vendim që Monego dhe Iute Credit të mbyllen tërësisht në Kosovë për shkak se nuk kishin respektuar rregullat e punës duke lëshuar kredi me norma të larta interesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat