Hulumtimi i NDI: Gjatë fushatës ka pasur sulme shpifëse ndaj kandidatëve për kryeministër - Bota Sot
Hulumtimi i NDI: Gjatë fushatës ka pasur sulme shpifëse ndaj kandidatëve për kryeministër

Kosova

Hulumtimi i NDI: Gjatë fushatës ka pasur sulme shpifëse ndaj kandidatëve për kryeministër

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:01
Konferenca rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave

(E plotësuar) - Dezinformimi ka qenë i pranishëm në të gjitha partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ndërsa ka pasur sulme shpifëse kundër partive e veçanërisht ndaj kandidatëve për kryeministër, Kadri Veseli, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Këto të dhëna  janë paraqitur në konferencën që NDI ka organizuar në zbulimin dhe luftimin e dezinformatave.

Pjesë  e kësaj konference ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ku kërkoi angazhim më të madh për t’u mbrojtjur nga dezinformatat dhe iu bëri thirrje institucioneve të kenë rolin e tyre në parandalimin dhe luftimin e tyre.

“Institucionet qeveritare, OJQ-të, mediat duhet të luajnë rolin e tyre. Detyra e parë e Qeverisë është që të jetë shumë e ndërgjegjshme të jap informatat e sakta. Na duhen gazetarë profesional që të dallojnë lajmet dhe informatat e rrejshme”, tha Kosnett. 

Ndërsa, Shari Brayan, zëvendës presidente e Institutit Kombëtar Demokratik duke folur për dezinformimin në nivel global tha se as Kosova nuk është imune ndaj këtij fenomeni.

Ajo theksoi nevojën e një rezistence shtetërore ndaj deziformimit. E drejtori i programit në NDI, Valon Kursani teksa paraqiti hulumtimin tha se Kosova ka apetit për dezinformata.

***

Konferencë rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave (Drejtpërdrejt)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat