Kosova do të ketë numër të tmerrshëm të ngelaqëve

Kosova

Kosova do të ketë numër të tmerrshëm të ngelaqëve

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 08:40
Foto

Gjendja e arsimit në Kosovë edhe këtë vit lë shumë për të dëshiruar. Problemet e kamotshme me tekstet shkollore e kushtet joadekuate për mësim po vlerësohen si probleme serioze në mësimnxënie. Njohësit e rrethanave në arsimin e Kosovës për gjendjen kaotike në arsimin kosovar përgjegjësinë e adresojnë te MASHT-i.

Dështimet e Kosovës në testet ndërkombëtare për arsim tregojnë se gjendja e sistemit arsimor edhe më tej nuk është në nivel të duhur.

Pavarësisht që të gjitha subjektet politike në fushatat zgjedhore kanë thënë se arsimi do të jetë prioritet për ta, ende nuk janë marrë veprime konkrete, të cilat do të sillnin edhe rezultate pozitive në këtë fushë. Tekstet joadekuate për nxënësit, mungesa e mjeteve bashkëkohore e mungesa e llogaridhënies nga ana e Ministrisë së Arsimit konsiderohen disa nga problematikat kryesore në arsim.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari, ka thënë për se qeveritë e deritanishme nuk kanë treguar se e kanë si prioritet arsimin, ndonëse kjo fushë është përdorur për fushata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat