Ky është qyteti i vetëm në Kosovë që nuk është dekoruar për festat e fundvitit

Kosova

Ky është qyteti i vetëm në Kosovë që nuk është dekoruar për festat e fundvitit

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:59
Foto

Komuna e Mitrovicës ende nuk është dekoruar për fundvit. Në qytet dhe në qendër, nuk ka as edhe një dritë apo bredh, që simbolizon festat e fundvitit.

Ndonëse të gjithë qytetet e tjera të Kosovës kanë zbukuruar sheshet dhe rrugët, Mitrovica nuk ka bërë asnjë hap të tillë.

Lidhur me këtë sjellje të Komunës po reagojnë shumë qytetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile. Ata po kërkojnë që Komuna të dekorojë qytetin.

Sidoqoftë, deri tani nuk dihet arsyeja pse Komuna e ka lënë anash këtë çështje, ani pse vitin e shkuar një gjë e tillë ishte bërë.

Kujtojmë se Prishtina dhe Ferizaj deri tani prijnë me dekorimet më interesnate për festa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat