Si ndodhi që 18 vjeçari mori dje drejtimin e autobusit në Skenderaj, flasin qytetarët dhe nëna e tij!

Kosova

Si ndodhi që 18 vjeçari mori dje drejtimin e autobusit në Skenderaj, flasin qytetarët dhe nëna e tij!

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 21:43
Pamje nga videoja

Një ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.

Ishte pikërisht një 18 vjeçar i cili kreu mësimin dhe po e priste autobusin për t’u nisur në shtëpi.

Por gjithçka ndryshoi për një moment, kur ai vendosi që të voziste vetë autobusin.

I riu e nisi autobusin meqë shoferi nuk ishte me të. Nga stacioni doli në rrugën kryesore dhe goditi një veturë, por qytetarët reaguan shpejtë.

“Autobusi u kon në parking, u kon i mbyllur çelësi ka qenë në fijok , qysh e ka dhez e dinë veç ai dhe i lumi Zot”, thotë një nga qytetarët që ishte aty për Klan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat