AUK certifikon 41 studentë të diplomuar në projektin Koslift

Kosova

AUK certifikon 41 studentë të diplomuar në projektin Koslift

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:03
Certifikohen 41 studentë të RIT Kosova

(E plotësuar) - Mbi 40 studentë sot janë certifikuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, si të diplomuar në kuadër të projektit Koslift, i cili ka filluar vitin e kaluar, me synim për aftësimin e tyre për tregun e punës.

Presidenti i AUK, Kamal Shahrabi, tha se janë rreth 600 studentë të cilët kanë kryer trajnimet online.

Shahrabi: Misioni ynë është që të jeni të suksesshëm

“Misioni që e kemi nuk është vetëm që të ju sjellim këtu për katër vjet, t’ju edukojmë, të ju japim diploma dhe të ju qesim përjashta. Gjithmonë duhet të mendojmë që ju kur të shkoni të jeni të suksesshëm, ne duhet të sigurohemi që ju të jeni një hap përpara të tjerëve. Kjo është mënyra se si veprojmë, dhe të gjithë ju që vini këtu, e shihni se e gjitha se çfarë bëjmë është puna. Ne kemi një praktikë të detyrueshme që ju duhet ta kryeni, ne kemi bashkëpunim të detyrueshëm  që duhet ta kryeni, ne ju marrim ju në programin tonë ku ju keni shumë aktivitete për t’i kryer”, ka thënë ai.

Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë Jens Erik Grondahl, tha se fokusi i tyre është hapja e vendeve të reja të punës.

Erik Grondahl: Jemi të angazhuar për krijimin e vendeve të reja të punës 

“Nga jashtë prej Qeverisë Norvegjeze që unë e përfaqësoj jemi të angazhuar për krijimin e vendeve të punës  dhe rritjen ekonomike në Kosovë. Në Kosovë ka shumë talent si dhe Kosova ka popullatën më të re në Evropë, dhe në të njëjtën kohë e dimë që shumë talent e braktisin Kosovën për në Evropën Perëndimore. Fokusi ynë është për të hapur vende të punës në Kosovë dhe ta bëjmë Kosovën prosperuese, dhe të rinjtë të kenë besim në Kosovë dhe t’u japim të rinjve një shans të krijojnë të ardhme në Kosovë”, tha ambasadori norvegjez në Kosovë.

Arta Retkoceri, menaxhere për mësim në kuadër të këtij projekti, tha se sot kanë diplomuar 41 studentë, të njëjtit kanë ndjekur trajnimet me sukses në laboratorin për hulumtim dhe zhvillim në RIT Kosova. 

Retkoceri: Synojmë është që studentët t’i aftësojmë për tregun e punës

“Projekti Koslift ka filluar vitin e kaluar  me 12 dhjetor dhe  financohet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë, dhe implementohet nga RIT Kosova dhe Ipko Foundation. Synimi kryesor i këtij projekti është të ofrojë aftësi, shkathtësi shtesë përveç ligjëratave dhe mësimeve që i marrin studentët e UP-së apo AUK-ut, në plan-programin universitar. Me këto trajnime shtesë, ne synojmë t’i aftësojmë studentët për tregun e punës, në mënyrë të jenë gati të fillojnë punën”, tha Retkoceri.

Ajo tha se në fillim kanë qenë 11 kurse online që kanë filluar të mbahen në mars, e pastaj në laboratorin  për hulumtim dhe zhvillim nga muaji tetor. Retkoceri tha se shumë të studentë kanë filluar tash edhe të punojnë.

Diana Basholli është një nga 41 studentët e certifikuar në kuadër të projektit Koslift. Ajo ka filluar nga muaji mars me kurse online, sipas saj kjo ka qenë një eksperiencë e mirë e të mësuarit të shkathtësive, për çka tha se i kanë ndihmuar për komunikim efektiv dhe të jenë më kreativë.

Basholli: Gjuhët programuese kanë definuar bazën

“Gjuhët programuese kanë qenë ato që kanë definuar bazën dhe gjegjësisht kanë zhvilluar idetë dhe kreativitetin tonë. Më pastaj kemi pasur fazën e dytë në laboratorin këtu në AUK. Kanë qenë programet të cilat i kam ndjekur ka qenë Androidi, nga ky program kam përfituar shumë… Kam pasur ndërlidhja, sepse e kam paraparë që në një të ardhme të afërt duke parë zhvillimet e fundit edhe në shkencën e mjekësisë, ne kemi aplikacionet mjekësore të cilat kanë gjetur zbatim kudo në botë, të cilat kanë përmirësuar qasjen e pacientëve ndaj shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, tha ajo.

Ndryshe, ky projekt ka filluar më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Të interesuar për pjesëmarrje në këtë projekt kanë qenë studentë të fakulteteve në Kosovë. 

Certifikohen 41 studentë të RIT Kosova

41 studentë janë certifikuar sot nga RIT Kosova në kuadër të projektit Koslift, i cili financohet nga Ambasada norvegjeze në Kosovë.

Arta Retkoceri nga AUK, tha se ky projekt po synon që të ofrojë aftësi dhe shkathtësi shtesë përveç atyre që merren në ligjërata në fakultet. Për këtë ajo tha se të rinjtë po përgatiten për treg të punës.

"Me këto trajnime shtesë ne synojmë që t'i aftësojmë studentët për tregun e punës, në mënyrë që kur ata të përfundojnë studimet dhe trajnimet tona, do të jenë gati për të filluar punën në çfarëdo lëmi", tha ajo.

E Diana Basholli, e cila edhe u certifikua sot në kuadër të këtij projekti, tha se këto trajnime i kanë ndihmuar shumë në ne studimet e Farmacisë.

Basholli ka treguar se që nga muaji mars po ndjek këto trajnime, dhe sipas saj marrë parasysh lidhjen e shkencës me mjekësinë, ajo tha se ka pasur shume përkrahje nga trajnuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat