Mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell

Kosova

Mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:20
Ilustrim

12.12.2019 - Një ciklon i thellë do të kaloj nga rajoni ynë, përgjatë Adriatiku, të premten mbrëma dhe ditën e shtunë, që do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm, me reshje shiu, e në vise malore borë. Me afrimin e ciklonit, mbi vend do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore, që rrisin temperaturat mbi vlera mesatare.
Pas kalimit të ciklonit, të shtunën mbrëma do të mbajë mot më i ftohtë, e nga Mesdheu do të shtrihen fusha anticiklonike që sjellin kthjellime.
Nga dita e hënë masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon që do të vazhdojnë të rrisin tutje temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare. Do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, në ultësira mundësi për mjegull.

Me kalimin e ciklonit mbi rajon pritet të ketë erëra më të fuqishme, që do të largojnë ndotësit, e vlera e cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet dhe të zbres në vlera të mira dhe mesatare, sidomos të premten mbrëma dhe të shtunën në mëngjes.

13.12.2019 - Mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s. Indeksi UV: 1.
14.12.2019 - Herët në mëngjes vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë. Ditën mot i butë me vransira të ndryshueshme, pasdite riga kalimtare shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe priten kthjellime. Erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-15m/s, e në Dukagjin erë e lehtë jugore 1-4m/s. Indeksi UV: 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat