75-vjeçari i nervozuar me mjekët, i quan “sorra të larme”

Kosova

75-vjeçari i nervozuar me mjekët, i quan “sorra të larme”

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 11:06
Halim Beqiraj

75-vjeçari Halim Beqiraj nga Malisheva ishte zgjuar herët sot për t’u nisur drejt Prishtinës dhe për të marrë shërbimin mjekësor në Ambulancën Specialistike në QKUK.

Mirëpo, ai dhe të gjithë pacientët e tjerë mëngjesin e sotëm nuk morën asnjë shërbim për shkak të grevës.

Beqiraj që iu desh të kthehej sërish në Malishevë pa kryer ndonjë punë nuk kurseu kritikat për mjekët.

Madje, ai tha se ata nuk e meritojnë që t’iu rritet rroga pasi nuk kujdesen për pacientët.

Beqiraj: Po vjen në QKUK badihava

“ Unë kam ardhur prej komunës së Malishevës, jam nis në gjashtë ora atje. Kam ardhur, tash po duhet me u kthye prapë, 75 vjet. Jam i sëmurë me ceva, vjen këtu badihava. Dalin sikur sorrat e larme në kafe, doktorët kur duan vijnë kurdo s’vijnë hiç. Askush nuk i kontrollon...gjynah me iu dhanë pare, jo greva po duhet me ‘stupc’ për me i qitë prej këtu krejt, asnjë nuk duhet me i lanë këtu. Sikur me qenë privati vijnë këtu dhe për pacientë nuk ia ndin hiç”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat