Haradinaj: Halim Haxhijaha arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik - Bota Sot
Haradinaj: Halim Haxhijaha arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik

Kosova

Haradinaj: Halim Haxhijaha arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 11:10
Ramush Haradinaj, Halim Haxhijaha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Halim Haxhijaha, duke thënë se si një afarist i njohur, duke drejtuar kompaninë “Haxhijaha”, arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, jo vetëm në Rahovec por edhe në gjithë vendin.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se si një atdhetar i pashoq, baca Halim, ishte i zoti në punë, në familje dhe do të kujtohet përherë, për vlerat njerëzore dhe atdhedashurinë që e ndau me të gjithë ne.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e z. Halim Haxhijaha, mikut tim dhe një nga njerëzit më punëtorë e më të devotshëm që kam takuar. Baca Halim, si një afarist i njohur, duke drejtuar kompaninë “Haxhijaha”, arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, jo vetëm në Rahovec por edhe në gjithë vendin. Si një atdhetar i pashoq, baca Halim, ishte i zoti në punë, në familje dhe do të kujtohet përherë, për vlerat njerëzore dhe atdhedashurinë që e ndau me të gjithë ne. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Halim”, ka shkruar ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat