Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt

Kosova

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 16:52
Komuna e Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit Rrahim Morina, e ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt, ku janë shqyrtuar disa nga pikat e parapara për këtë mbledhje, në mesin e tyre edhe draft rregulloren për tatimin mbi pronën paluajtshme për vitin 2020, dhe dërgimin e saj në diskutim publik.

Në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, mori vendim edhe për përkrahje financiare për dy raste të sëmundjeve të rënda.

Në këtë mbledhje, KK ka shqyrtuar dy raporte të drejtorive komunale, atë të bujqësisë dhe inspektoratit, për të cilat kanë raportuar drejtorët e drejtorive komunale, e po ashtu në këtë mbledhje janë zëvendësuar disa anëtarë në disa komitete dhe komisione komunale, si dhe është miratuar edhe një kërkesë e kryetarit të komunës për shpalljen e një ngastre kadastrale me interes të përgjithshëm publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat