Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 08:14
Ilustrim

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Mbahet gara “Tech Heroes” në fushën e teknologjisë informative. (Ora 10:30)

Aleanca Franceze e Prishtinës organizon punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (“Bear Sanctuary”, ora 10:30)

Me rastin e përvjetorit të rënies së Komandantit të Brigadës 113 Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të kombit, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. (Ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon edicionit vjetor “Barometri Kosovar i Sigurisë 2019”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Hapet Panairi i prodhimeve vendore. (Sheshi i Dëshmorëve në Prizren, ora 12:00)

Mbahet akademi përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat