Moti nesër në Kosovë

Kosova

Moti nesër në Kosovë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica, kurse në ultësira edhe mjegull.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fushat barike janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë, duke krijuar një situatë stabile meteorologjike.

Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit e trafikut do të krijojnë vështirësi. Mjegull parashihet të ketë në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.

Edhe Shqipëria do të karakterizohet me mot të mirë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 gradë Celsius në veri deri në 17 gradë Celsius në jug të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat