Mbahet maratona “Bëhu Baba dimër, jepi buzëqeshje një familje”

Kosova

Mbahet maratona “Bëhu Baba dimër, jepi buzëqeshje një familje”

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Me moton “Bëhu Baba dimër, jepi buzëqeshje një familje”, sot do të mbahet edicioni i katërt i minimaratonës humanitare në Prishtinë.

Në maratonë qytetarët do të vrapojnë me veshje të Baba dimrit, veshje të cilat janë blerë tek organizatorët e këtij aktiviteti dhe të hollat nga shitja janë të destinuara për familjet në nevojë.

Ky aktivitet i fundvitit po realizohet tash e 4 vjet me qëllim që t’iu dilet sadopak në ndihmë familjeve të varfra, e që në këtë vit do të përfitojnë rreth 700 sosh.

Organizatori i këtij aktiviteti, Jusuf Islami tha se janë shumë të kënaqur që iniciativa e tyre po gjen mbështetje nga qytetarët. Ai kujton se herën e parë, kur ishte mbajtur ky lloj aktiviteti, ishin ndihmuar 60 familje, derisa këtë vit ky numër do të jetë dukshëm më i madh, ku do të përfitojnë rreth 700 familje në nevojë.

Risi e maratonës këtë vit, sipas Islamit, është edhe pjesëmarrja e fëmijëve nga Handikos dhe Fshatit SOS, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që t’i bashkohen maratonës, në mënyrë që të ndihmojnë sa më shumë familje në nevojë.

Ndryshe, Kosova është njëra nga 60 shtetet e botës që organizon aktivitetin e vrapimit të Baba dimrit për bamirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat