Malisheva zona e vetme e lirë në Kosovë, publikohet video e paparë – ja çfarë thoshte Gani Krasniqi në vitin 1998

Kosova

Malisheva zona e vetme e lirë në Kosovë, publikohet video e paparë – ja çfarë thoshte Gani Krasniqi në vitin 1998

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 21:24
Gani Krasniqi

Malisheva ishte zonë e lirë, e vetmja në Kosovë, në periudhën maj-korrik 1998.

Siç dihet rrugët kyçe, në mesin e tyre edhe magjistralja Prishtinë – Pejë, ishin të bllokuara, mirëpo Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte arritur ta çlironte Malishevën gjatë kësaj periudhe.

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Grasniqi, që ishte edhe udhëheqës i drejtorisë për administrim civil e publikë në Komunën e Malishevës flet në një intervistë e realizuar gjatë vitit 1998 për Malishevën si zonë e çliruar, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi në këtë video e cila po rrjedh nëpër rrjetet sociale flet se si kishin arritur ta çlironin zonën e vetme të në Kosovë nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës, e cila kontrollohej plotësisht nga malishevasit.

Kujtojmë se Gani Krasniqi në vitin 1998 ka qenë i angazhuar në Këshillin Financiar me seli në Malishevë dhe ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe si drejtues i zonës së Malishevës dhe në formimin e shtabit të saj.

Pas luftës, në vitin 2003 Krasniqi ka qenë Kryetar i Komunës së Malishevës dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili më pas ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat