Moti në fundjavë

Kosova

Moti në fundjavë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 19:46
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat e motit për këtë fundjavë.

Sipas IHK-së, gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Të shtunën parashihet që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat