A po e dinte se do të arrestohej, çfarë shkroi Igballja pak para se t’i shkonte në derë policia

Kosova

A po e dinte se do të arrestohej, çfarë shkroi Igballja pak para se t’i shkonte në derë policia

Më: 7 janar 2020 Në ora: 17:56
Ikballe Berisha – Hudutin

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se kanë arrestuar Ikballe Berisha – Hudutin, pasi që kjo e fundit kishte dalë kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit, duke e quajtur Amerikën shtet kriminal.

Shtatë orë më parë, e njëjta kishte shkruar në profilin e saj në Facebook se në Kosovë të cenohet e drejta e mendimit të lirë.

“Më dhimbsen njerëzit që i njoh, mundohen të bëhen të urtë e te mençur e unë i shoh si të gjorë e të dobët ngase: ” Trishtohen ta thonë atë që ua ndiejn, e zemra i anon nga e drejta por goja nga frika. “

Por deri diku e kane mirë sepse jetojnë në Kosovë ku te cenohet e drejta e mendimit te lire, e ta marrin mendimin e ta bëjnë përshesh qentë e unët te rrugëve për te ngrëne bukën e gojës duke e ditur se e kane haram”, kishte shkruar e njëjta.

Policia e Kosovës ndërkaq sot ka njoftuar se e ka arrestuar Ikballe Berisha – Hudutin që ditëve të fundit u bë temë në media pasi që doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, derisa, e njejta kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin e SHBA-së. Nga PK kanë bërë të ditur se kanë kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarës.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, kanë deklaruar për T7 nga Policia e Kosovës.

Themeluesja e një fondacioni fetar islamik ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit duke thënë se gjenerali i vrarë Iranian nuk do të vdesë kurrë.

“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat