Rrënohet një objekt afarist pa leje në Vushtrri

Kosova

Rrënohet një objekt afarist pa leje në Vushtrri

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:31
Foto Ilustrim

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Vushtrrisë, në një aksion të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, sot ka bërë një rrënim e objekti afarist të ndërtuar pa leje në rrugën magjistrale Vushtrri-Prishtinë.

Pas rrënimit të objektit, Drejtoria komunale e inspeksionit ka bërë të ditur se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.

“Drejtoria e Inspeksionit me kohë i ka ndjekur të gjitha procedurat duke i vënë edhe shirtin e ndalimit të punimeve, por qytetari në fjalë nuk i ka ndaluar punimet, prandaj edhe është nxjerr vendimi për rrënim”, ka deklaruar Rrahim Ajeti, drejtor i inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë.

Image

Drejtoria e Inspeksionit edhe një here ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Drejtoria e Inspeksionit është e obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konfrom ligjit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat