11.01 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Nga mesdita dhe gjatë mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore për reshje bore.
12.01 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
13.01 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell.
14.01-15.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -5C deri në 0C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e gjatë javës së ardhshme do të shënojnë rritje në 5C deri 7C. Në zonat e mbuluara me mjegull maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë me tendencë të rritjes nga dita e diel.