Nuk i përballoi sëmundjes së rëndë, vdes infermierja nga Malisheva - Bota Sot
Nuk i përballoi sëmundjes së rëndë, vdes infermierja nga Malisheva

Kosova

Nuk i përballoi sëmundjes së rëndë, vdes infermierja nga Malisheva

Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:42
Lumturije Krasniqi.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar për vdekjen e infermieres Lumturije Krasniqi.

Vdekja e Krasniqit ka tronditur këtë institucion mjekësor në Malishevë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre me anë të një njoftimi.

“Edhe një lajm i dhimbshëm për stafin tonë, shumë e vështirë edhe për ne të shkruajmë njoftim mortor për ty Motra Lumturije Krasniqi vdekja jote na tronditi të gjithë stafin e QKMF-së Dr Shpëtim Robaj në Malishevë. Ngushëllime familjes Krasniqi ndajmë dhimbjen me ju i paharruar kujtimi per TY Lume”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

E ndjera Krasniqi e cila ishte infermiere në shërbimin e Gjinekologjisë në QKMF ishte dërguar për trajtim në Turqi pas mbledhjes së mjeteve të nevojshme financiare nga një solidaritet i paparë, por trajtimi ka rezultuar i pasuksesshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat