Ngrica dhe mjegull, ky është moti për nesër në Kosovë

Kosova

Ngrica dhe mjegull, ky është moti për nesër në Kosovë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme në vendin tonë.

IHMK ka treguar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mundësi për fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, me theks të veçantë në vise malore, ndërsa në disa pjesë të rrafshit të Kosovës do të krijohen kushte për mjegull.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të jetë në favor të kushteve biometeorologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat