S’ka të dhëna, nuk dihet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë - Bota Sot
S’ka të dhëna, nuk dihet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë

Kosova

S’ka të dhëna, nuk dihet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Numri i përdoruesve të drogave vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë. Kështu të paktën thotë edhe një raport i Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, Avokati i Popullit, Hilimi Jashari, vlerëson se është shqetësuese rënia e moshës mesatare të përdoruesve të drogave.

Jashari thotë se është e domosdoshme rregullimi i një qendre ku do të sistemoheshin personat që janë të varur nga droga.

Shqetësuese, për Avokatin e Popullit, është edhe mungesa e të dhënave të përdoruesve të drogave në institucionet përkatëse.

Ndërkohë, T7 ka pyetur Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të ditur numrin të personave që kanë vdekur si pasojë e përdorimit të drogave, por që nga QKUK kanë thënë se nuk posedojnë të dhëna të tilla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat