Flet Policia për rastin e zjarrit në Postën e Kosovës

Kosova

Flet Policia për rastin e zjarrit në Postën e Kosovës

Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Minuta më parë nga një medium kosovarë është raportuar se një pjesë e objektit të Postës së Kosovës është përfshirë nga zjarri, madje për këtë është postuar edhe një video.

Media menjëherë ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se nuk ka ndonjë raportim se objekti i Postës është përfshirë nga flakët, mirëpo do të interesohet për një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë raportim se ka pasur ndonjë intervenim të policisë për zjarr, por unë po thërras urgjencat të shikoj më qarë, megjithëse nuk ka asnjë raportim për një rast të tillë”, tha Hoxha.

“Policia ende nuk ka marrë asnjë informatë për ndonjë reagim të policisë në ndonjë rast zjarri, por do diskutoj edhe me autoritetet tjera përgjegjëse”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat