Cilësia e ajrit gjatë kësaj jave do të mbetet në vlerat e pashëndetshme

Kosova

Cilësia e ajrit gjatë kësaj jave do të mbetet në vlerat e pashëndetshme

Më: 13 janar 2020 Në ora: 06:12
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte sipas IHK-se do të mbaj mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

IHK ka theksuar se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që në disa territore mjegulla të mbetet më shumë orë gjatë ditës, ndërsa, sa i përket cilësisë së ajrit, ajo do të mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të prezencës së masave bllokuese anticiklonike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu dhe verilindja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat