Shpërfillet faza e dytë e reformës së arsimit në Kamenicë, nuk mbahet mësimi në disa shkolla

Kosova

Shpërfillet faza e dytë e reformës së arsimit në Kamenicë, nuk mbahet mësimi në disa shkolla

Më: 14 janar 2020 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Mëngjesin e së hënës fillimin e fazës së dytë të reformës në Komunën e Kamenicës e kanë kundërshtuar banorët e fshatit Topanicë dhe Koretinë duke refuzuar që nxënësit të transportohen në shkolla tjera.

Gjysmë vjetori i dytë nuk fillojë për nxënësit në shkollën e fshatit Koretin dhe Topanicë të Komunës së Kamenicës pasi që  banorët e të dy fshatrave po e kundërshtojnë vendimin e kryetarit të kësaj Komune Qendron Kastrati për transferimin e nxënësve në shkolla tjera.

E fillimin e reformës së dytë po e quan të padrejtë prindi Ahmet Haxhiu gjersa ka thënë se fëmijët nuk do i dërgojë në shkollën tjetër në Topanicë.

“Nuk jemi dakord me reformën e kryetarit të Kamicës, Qëndron Kastratit. Ne kemi vërejtjet tona dhe mendojmë që nuk është e drejtë kjo reformë e as varianti më i mirë. Mësimi nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së mësuesve dhe “kidnapimit” që kryetari Kastrati u ka bërë ditarëve. Këtu mësimi nuk është zhvilluar por as nuk e kemi ndërmend që t’i dërgojmë nxënësit në Topanicë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ahmet Haxhiu.

Kurse drejtoresha e shkollës “Avdulla Krashnica Presheva” Merita Keqmezi thotë së kundërshtimi i prindërve që nxënësit të transportohen në shkollën e fshatit Koretin e ka pamundësuar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë.

“Ne si shkollë kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme që mësimi të fillojë mirë dhe mbarë, mirëpo kundërshtimi i prindërve e ka bërë të pamundur fillimin e këtij gjysmë vjetori. Mësimdhënësit kanë qenë në vendin e punës, por nxënësit e ciklit të ulët nuk janë paraqitur fare ndërsa ata të ciklit të lartë kanë qenë prezentë në shkollë, mirëpo mësimdhënësit që janë caktuar për shkollën e Topanicës nuk janë paraqitur”, deklaroi  Merita Keqmezi.

Ndërsa njëri nga mësimdhënësit e shkollës “Rexhep Mala” në fshatin Topanicë nuk pranojë të fliste para kamerës por që tha se mësimi nuk është mbajtur për shkak se nxënësit nuk kishin ardhur.

Në këtë fazë parashihet që nxënësit e mësimit parashkollor deri te nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Rexhep Mala” nga Topanica të kalojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” të fshatit Koretin. Ndërsa, nxënësit e ciklit të lartë nga të dyja shkollat, mësimin pritet ta vazhdojnë në shkollën e fshatit Topanicë.

Ndërkaq, as në fazën e parë nuk është respektuar vendimi i Qendron Kastratit, pasi që fshatrat Busavatë e Krilevë, kanë vazhduar mësimin nëpër shkollat në fshatrat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat