Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit mbulon shpenzimet për ritet fetare të varrimit

Kosova

Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit mbulon shpenzimet për ritet fetare të varrimit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vushtrrisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri e kanë vazhduar Memorandumin përmes të cilit Komuna e Vushtrrisë do vazhdoj për të 3-in vit me radhë të mbulojë shpenzimet për ritet fetare të varrimit.

Në bazë të Memorandumit, Komuna e Vushtrrisë do të mbuloj shpenzimet për këto rite:

– Kryerjen e ritualeve të varrimit sipas traditave fetare islame.
– Pastrimin e kufomës,
– Qefinin,
– Dërrasat
– Piramidat me mbishkrim dhe
– Transportin e kufomës

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, me kërkesë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, shpenzimet e hapjes së varrit nuk janë përfshirë në këtë memorandum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat