PDK emëron zëdhënësin dhe drejtorin për komunikim në parti - Bota Sot
PDK emëron zëdhënësin dhe drejtorin për komunikim në parti

Kosova

PDK emëron zëdhënësin dhe drejtorin për komunikim në parti

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:50
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes së Kryesisë së re, me propozim të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, ka emëruar dy zyrtarë përgjegjës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.

Shefi i kabinetit të kryetarit Veseli, Avni Bytyçi, është emëruar në pozitën e Zëdhënësit të partisë, ndërsa Bashmir Xhemaj, është emëruar Drejtor i Zyrës së Komunikimit në parti.

Para se të shërbente në pozitën e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi ishte për dy mandate zëvendës shef i stafit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Image
Avni Bytyçi

 

Më parë, Avni Bytyçi ishte angazhuar në sektorin e shoqërisë civile, duke mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale dhe udhëheqëse, duke avokuar për demokraci dhe institucione transparente dhe llogaridhënëse.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Komunikimit, Bashmir Xhemaj, ka diplomuar në shkenca politike dhe magjistruar për komunikim në Universitetin e Sheffieldit, fakulteti ndërkombëtar në Selanik. Ka përvojë të gjatë në gazetari dhe shoqëri civile.

Image
Bashmir Xhemaj

 

Ndërsa nga viti 2014, ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme dhe më vonë si këshilltar i lartë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Emërimet e reja do ta forcojnë edhe më shumë këtë lidhje dhe rritin bashkëpunimin e përditshëm me të gjitha palët e interesit, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat