Çollaku: E kaluara e LDK-së dhe VV-së pati efekt mes të dyja palëve për koalicion

Kosova

Çollaku: E kaluara e LDK-së dhe VV-së pati efekt mes të dyja palëve për koalicion

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:17
Adrian Çollaku

Analisti Adrian Çollaku ka thënë se të dyja palët, ajo e LDK-së dhe VV-së,  janë treguar aspak serioze lidhur me rrugëtimin e tyre për ndërtimin e Qeverisë.

Çollaku në Zonën e Debatit tha se e kaluara e të dy partive, mund të ketë ndikuar në raportin mes LDK dhe VV në arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi.

”Nëse VV s’mund ta bëjë do të kalojë çështja e mandatarit. Qasja e Kurtit ndoshta ka qenë gabim qysh në fillim. Por LDK ishte e pasinqerte sidomos tek posti i presidentit”.

”Sepse në fillim kishin thënë se sdo të flitet për postin e presidentit dhe kjo e zuri VV-në në befasi”.

”Të dyja palët e kishin joseriozisht”.

”Nuk më duket shumë e sinqertë të dalësh, që në rast se si njëri nga ata që dalin në bisedën e negociatave kishte thënë se kanë një punë me urgjencë dhe kishte shkuar në television dhe ka treguar krejt çka kanë biseduar mes vete”.

”Tani edhe kaluara e të dyja partive mund të ketë patur efekt. Sikurse VV edhe LDK gjithnjë e kanë menduar se nëse nuk e arrijnë atë marrëveshje kush do të mbetet fajtor”.

”Në këso situatash, kompromiset bëhen në kësi soji. Në esencë nëse e ke kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, veç nëse e ke një zor të madh – nuk e bënë qeverinë”.

”Nëse e kanë seriozisht ta bëjnë qeverinë, nuk kishte ngecur tek kjo pozitë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat