Tasholli: Letrat e këmbyera mes VV dhe LDK shfaqin komunikim jo të sinqertë

Kosova

Tasholli: Letrat e këmbyera mes VV dhe LDK shfaqin komunikim jo të sinqertë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 23:21
Ismail Tasholli

Analisti politik, Ismail Tasholli, ka komentuar letrën e Vetëvendosjes të cilën ia dërgoi LDK-së, duke thënë se këto letra shprehin një komunikim jo të sinqertë.

“Këto letërkëmbimet po e marrin ngjyrën e ‘dashnorëve të prishur’. Nëse e shohim prej fillimit deri në fund e vërejmë që letra është shkruar për qëllime tjera në kuptimin se është shumë moralizuese, madje fillon me bujarinë”.

“Këto letërkëmbime kanë premisa eseistike që iu ka dalë edhe ngjyra. Janë të pasinqerta në referim dhe në qëllim. Në fillim VV bën me dije se po heq dorë në disa parime të cilat për ta kanë qenë të pathyeshme”.

Tasholli në Zona e Debatit ka theksuar se letra më së shumti i është drejtuar opinionit publik.

“Letra në esencë është e pasinqertë. Në bazë të asaj që është thënë dhe shkruar për arritjen e marrëveshjes letrën do ta përkufizoja si ‘manual të mosmarrëveshjes’. Kjo pasi komplet konfrontimin e ndërtuar nga VV që po mundohet ta riedukojë LDK për ta pranuar në gjirin e saj. Pasojat e kësaj letre janë në pritjen e letres tjetër pasi askush nuk po dëshiron ta pranojë të thotë jo-në e fundit”.

“Që nga fillimi kam qenë skeptik për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive për shkak të lojërave të vrazhda me njëri-tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat