Kryeparlamentari i Turqisë uron Glauk Konjufcën - Bota Sot
Kryeparlamentari i Turqisë uron Glauk Konjufcën

Kosova

Kryeparlamentari i Turqisë uron Glauk Konjufcën

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:42
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Sentop, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

“I nderuari kryetar,

Homologu im i çmuar,

Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet me kontributet e vlefshme të Shkëlqesisë Suaj në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së marrëdhënieve tona bilaterale dhe forcimit të dialogut midis popujve tanë.

Me këtë rast, shpreh urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë tuaj, ndërsa popullit të Kosovës i uroj paqe dhe prosperitet“, thuhet në urimin e kryeparlamentarit turk, Sentop.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat