E jashtëzakonshme se çfarë bëjnë këta dy pensionistë nga Malisheva

Kosova

E jashtëzakonshme se çfarë bëjnë këta dy pensionistë nga Malisheva

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:25
Hysni dhe Nakije Gashi

Hysni Gashi, ndër profesorët e parë që punoi në gjimnazin e Malishevës, në fillim vitet e gjashtëdhjeta, jo vetëm që kontribuoi në arsimimin e gjeneratave të reja, por edhe sot në moshën 86 vjeçare, bashkëjeton me malishevasit, e në veçanti me familjet që kanë nevoja sociale dhe për këtë kategori të shoqërisë, ka vendosur të ndajë me bashkëshortën Nakijen, pensionin e pleqërisë.

Deri më tash ai për këto familje ka ndarë njëmijë e treqind e pesëdhjetë euro (1350 euro), kurse shpërndarjen e ka bërë, personi përgjegjës  në institucionet komunale.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur dhe falënderuar, në emër të komunës dhe familjeve që kanë pranuar ndihmën, nga,  Hysni dhe Nakije Gashin,  duke thënë.” Ju dje  ishit ndër profesorët e parë që hapët dritaren e arsimit shqip në Komunën e Malishevës, sot po hapni dritaren e humanizmit, duke ndarë pensionin tuaj për familjet malishevase në nevojë e veçmas për jetimët edhe në këtë moshë të shtyrë, prandaj si ish nxënës i juaji,  dhe Kryetar Komune, ju jam mirënjohës  për veprën e madhe humane që po bëni për qytetarët e Malishevës”. Përfundoi Begaj.

Hysni dhe Nakije Gashi do të vazhdojnë me i ndihmuar familjet e nevojshme  malishevase,  veçmas jetimët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat