Jashari uron nxënësit fitues të Skenderajt

Kosova

Jashari uron nxënësit fitues të Skenderajt

Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:27
Nxënësit fitues të Skenderajt

Në kuadër të garave të mendimit kritik dhe kreativitetit kulturor, si dhe në garat nacionale të diturisë, janë shpërndarë pako me libra për nxënësit fitues të komunës së Skenderajt, të cilat janë organizuara në nivel shkolle, komune dhe shteti.

Ceremonia e ndarjes së dhuratave për nxënësit fitues, u bë nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti dhe Drejtori i Arsimit, Bekim Latifi.

“Urime të gjithë nxënësve fitues të komunës së Skenderajt”, ka shkruar kryetari i komunës Bekim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat