Lirohet punëtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit që ishte ndalur nga Policia Serbe - Bota Sot
Lirohet punëtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit që ishte ndalur nga Policia Serbe

Kosova

Lirohet punëtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit që ishte ndalur nga Policia Serbe

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:00
Ilustrim

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka lajmëruar që punëtori i saj, Milan Vushkanoviç është liruar pasi ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës.

Vushkanoviç ishte ndaluar për tre orë nga Policia e Serbisë.

“Raste të  ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së  në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin  maltretimet  e tilla  si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.”, thuhet në reagimin e BKS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat