Familja Elshani, Veliu nga Drenasi të harruar nga pushteti dhe shteti. Ata dje luftuan për liri e pavarësi, kurse sot për bukë e shtëpi!

Kosova

Familja Elshani, Veliu nga Drenasi të harruar nga pushteti dhe shteti. Ata dje luftuan për liri e pavarësi, kurse sot për bukë e shtëpi!

Albana FERATI Nga Albana FERATI Më 18 janar 2020 Në ora: 22:00

Familja Elshani/Veliu nga Korrotica e Poshtme e Komunës së Drenasit, për 20 vite radhazi ishte përballe zhgënjimeve dhe padrejtësive që pati nga qeverisja lokale dhe qendrore. Deri tash kjo familje kishte heshtur perballe ketyre sfidave dhe vazhdoi jetën në varfëri duke punuar sa për kafshatën e gojës, perballe pushtetit lokal, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” 

Asesi nuk po mundemi të kuptojmë si është e mundur që pas 20 viteve “liri”, të përsëritet e njëjta gjë sikurse në vitet 80′ duke u munduar të “na cenohet e drejta e lirisë dhe e drejes per te jetuar”. Sot ne Kosove kjo familje e ndershme shqiptare bene nje jete sa per te mbijetuar, si thone kalimtare..

Kur Kosova nuk mund t’ju behet “bodiguar”  qytetareve te saj, atehere  si mund t’i behet Presheves apo shqiptareve tjere jashta Kosovës?!

Kur Kosova nuk mund t’ju behet “bodiguar”  qytetareve te saj, atehere  si mund t’i behet Presheves apo shqiptareve tjere jashta Kosovës?! Anetaret e kesaj familje modeste asnjëherë nuk kane kërkuar pozita, prona, ndërtim të shtëpive, banesa e as lokale afariste nga shteti siç bënë të tjerët, madje nuk ju nda asnjë cent për 8 (tetë) anëtarët e familjes siç kanë marr familjet tjera si dëmshpërblim për vrasje të familjarëve gjatë luftës te cilet ishinperballe armikut. Familja Elshani, Veliu nga Drenasi te harruar nga pushteti dhe shteti, dje luftuan per liri e pamvaresi e sot per buke. Kjo familje nga shteti i Kosovës kerkon zbardhjen e rastit të vrasjës së familjarëve: Naile Elshani, Ymer Elshani, Nafie Elshani, Ardian Elshani, Miran Elshani, Kujtim e Nderim Elshani dhe Shukrie Maloku Veliu dhe deri me tani hiq asgjë, madje qeveritarët nuk morën rrugën as për ngushëllime në këtë familje!!!

Gjithashtu ju kujtojmë që kjo familje ka Doktorë/Stomatologë, IT, Ingjinierë, Ekonomistë, Juristë, Kimistë, Matematicientë, Letrarë, Edukatorë, Fotografë e Gazetarë të papunë, të cilët janë të detyruar t’a lëshojnë vendin e tyre për të cilin aq shumë kontribouan dhe e deshtën. Nuk ka vende pune për ta?! Kur Kosova nuk mund t’ju behet “bodiguar”  qytetareve te saj, atehere  si mund t’i behet Presheves apo shqiptareve tjere jashta Kosovës?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat