‘Flaka e Janarit’ në Rahovec me një sërë aktivitetesh përkujtimore

Kosova

‘Flaka e Janarit’ në Rahovec me një sërë aktivitetesh përkujtimore

Më: 19 janar 2020 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor ‘’Flaka e Janarit’’, Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së në Rahovec organizojnë aktivitete në nderim të dëshmorëve të janarit.

Të martën, më 21 janar, për nder të 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku do të bëhen homazhe dhe nderime te vendi i rënies në Fortesë.

Më 27 janar, ditë e hënë, mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990. 

Po ashtu, në po këtë ditë do të mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Qendrën Kulturore ‘’Mensur Zyberaj’’ në Rahovec, si dhe do të hapet një ekspozitë kolektive e artit pamor, në Galerinë e Arteve- në Qendrën Kulturore ''Mensur Zyberaj''. 

Në ditën e tretë të aktiviteteve, më 29 janar do të mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve – Ratkoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat