Në Podujevë filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve

Kosova

Në Podujevë filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve

Nga: A.SH Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:50
Agim Veliu

Në qytetit e Podujevës, kanë filluar punime për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës Agim Veliu duke thënë se ky është një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për qytetin tonë.

Statusi në Facebook:

Sot filluam punimet në realizimin e njërit nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për qytetin tonë, ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve në qendrën e qytetit.
Me investimet e bëra deri tash dhe projektet që po realizojmë, Podujeva po merr pamjen e një qyteti modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat