Të hënën, Kosova në qendër të vëmendjes në mediat botërore

Kosova

Të hënën, Kosova në qendër të vëmendjes në mediat botërore

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Të hënën Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat botërore.

Kjo pasi në ambasadën amerikane në Berlin u nënshkrua marrëveshja për linjën ajrore Beograd-Prishtinë.

‘New York Times’ ka publikuar një artikull me titull “Fluturimet Serbi-Kosovë fillojnë nën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-të”. Në tekst theksohet se Shtetet e Bashkuara ishin inicuese të kësaj marrëveshje.

Ndërkohë, ‘Washington Post’ ka raportuar rreth krijimit të qeverisë së re të Kosovës. Artikulli i kësaj gazete mbante titullin “Presidenti i Kosovës mandaton Albin Kurtin për kryeministër”. Po ashtu, në tekst jepen detaje se si Kurti ka vetëm edhe 15 ditë kohë për të krijuar qeverinë dhe se LDK ende po insiston që ta ketë postin e presidentit të të kryekuvendarit i cili tashmë po udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

I njëjti artikull është trajtuar edhe nga ‘Irish Times’, ‘Reuters’,  ‘Balkan Insight, etj,.

Temë tjetër që është trajtuar nga ‘New York Times’, ka qenë edhe ngritja e aktakuzës ndaj një gruaje e dyshuar për terrorizëm.

Po ashtu,  është raportuar edhe për policët serbë të cilët ishin dyshuar për krime lufte në Kosovë dhe që janë deklaruar si të pafajshëm.

Mediat botërore, raportuan edhe për deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump i cili hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd e quajti një tjetër fitore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat