Accuweather: Me këtë datë nis reshja e borës, në Kosovë

Kosova

Accuweather: Me këtë datë nis reshja e borës, në Kosovë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Reshjet e borës pritet që ta mbulojnë Kosovën, në fillim të muajit shkurt, më saktësisht në dy ditët e para

Sot në Kosovë po mban mot i ndryshueshëm me temperatura të ulëta dhe me rreze dielli.

Temperaturat momentalisht sillen nga -3 deri në 0 gradë Celsius, derisa gjatë natës pritet që ato të shkojnë deri në -8 gradë C.

Ndërkaq sipas uebfaqe “Accuweather”, në Kosovë, pritet që deri në shkurt të mos ketë reshje bore.

Sipas parashikimit të kësaj uebfaqeje, të shtunën dhe të dielën e parë të shkurti, Kosova do të mbulohet nga reshjet e borës dhe që pritet të jenë të përziera me shi.

Temperaturat nuk do të jenë të ulëta, pa marrë parasysh se do të ketë reshje bore. Më e ulëta do të regjistrohet në -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalja deri në 6 gradë C.

Më poshtë keni parashkimin e motit nga sot e deri më 3 shkurt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat