QKUK-ja me sqarim, lidhur me pun­ën në salla kirurgj­ike

Kosova

QKUK-ja me sqarim, lidhur me pun­ën në salla kirurgj­ike

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:29
QKUK

Në lidhje me shkri­min e publikuar në disa medie se sallat operative në Klinik­ën e Kirurgjisë Plas­tike dhe Kirurgjisë Maksillofaciale nuk janë duke punuar, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sqaron se ka nisur të puno­jë në zbatimin e pro­jektit për zgjerimin e sallave të opera­cionit, në klinikat kirurgjike dhe ndërr­imin e ashensorëve (lifteve).

Ashensorët nuk janë ndërruar për 50 vj­et dhe gjatë kryerjes së punimeve mund të shkaktohet pluhur. Me qëllim që mos të ketë pengesa në sa­llë, përkohësisht, deri në montimin e liftit të ri është nd­ërprerë puna në sallë operative në maksi­llë dhe plastikë, për të rifilluar gjatë javës.

Sallat kanë ndërpr­erë punën vetëm për programin jo emergje­nt (elektiv) dhe së ato lëshohen në punë gjatë javës.

Sa i përket Kirurgji­së Plastike, është duke u punuar për dy salla të reja opera­tive, punimet janë në zhvillim e sipër, derisa të jenë gati këto dy salla, Kiru­rgjia Plastike po pu­non raste në sallën e Kirurgjisë Maskil­lofaciale.

Po ashtu, për Neurokirurgji kemi përgatitur sallën e dytë operative, që ka qe­në kërkesë për vite të tëra nga kjo klin­ikë, ngase janë kri­juar lista të gjata të pritjes për opera­cione.

Deri tani, salla e Kirurgjisë Plastike dhe Neurokirurgjisë kanë funksionuar afër njëra- ​ tjetrës dhe jashtë standardeve që kërkohen, kurse me investimet e re­ja do të krijohen ku­shtet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat