KBGJ- Mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020

Kosova

KBGJ- Mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020

Më: 22 janar 2020 Në ora: 17:23
Anëtarët e Komitetit

Komiteti për Barazi Gjinore mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020, të cilën e drejtoi, Kryesuesja, Agnesa Kastrati.

Në këtë takim u shqyrtua dhe u miratua Raporti i Punës së Komiteti për Barazi Gjinore për vitin 2019, me disa ndryshime.

Në fund , anëtarët e Komiteti për Barazi Gjinore, diskutuan për idetë dhe objektivat për të ardhmen që do të përfshijnë në Planin e punës për vitin 2020, e ku do të veçohet, hapja e faqes zyrtare në rrjetet sociale të këtij Komiteti, e cila do të ndihmoj shumë në informimin për punët që bënë, ky komitet dhe ofron mundësinë e komunikimit, dhënies dhe pranimit të ideve, kërkesave të komunitetit të gjerë i cili do të shtron për zgjidhje.

Me këtë shpresohet në ngritjen e vetëdijes qytetare edhe më, për barazi gjinore dhe problemet me të cilat përballet shoqëria jonë aktualisht e që janë shumë dukuri negative dhe po ndikojnë negativisht të brezi i ri.

Anëtarët e Komitetit, kërkojnë angazhim dhe bashkëpunim edhe më të shtuar qytetar – institucional, në luftimin e këtyre dukurive negative në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat