Tasholli: VV dhe LDK e kanë konsumuar veten ende pa ia nisur - Bota Sot
Tasholli: VV dhe LDK e kanë konsumuar veten ende pa ia nisur

Kosova

Tasholli: VV dhe LDK e kanë konsumuar veten ende pa ia nisur

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:38
Ismail Tasholli

Studiuesi i filozofisë, Ismail Tasholli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovë si dy parti fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, e kanë konsumuar veten ende pa e formuar Qeverinë e re.

Në emisionin Zona e Debatit, Tasholli ka thënë se me këtë zvarritje, të dyja partitë e kanë konsumuar besimin dhe shpresën dhe se edhe nëse arrijnë ta formojnë Qeverinë, ajo nuk do të jetë ashtu siç e kanë pritur qytetarët.

“Ajo që e thash edhe në fillim është se këto dy parti [VV-LDK] e kanë arritur pikën ku mosmarrëveshja është po aq e rëndësishme sa marrëveshja”.

“Kjo sepse këto dy parti e kanë konsumuar vetveten. Koha iu dha, hapësira iu dha dhe nuk i pengoi askush; ndërsa tani e kanë konsumuar besimin dhe shpresën. Çfarëdolloj qeverisje që ndodhë – nuk do të jetë ajo që e ka pritur qytetari”.

“Këto dy parti gjatë këtyre tre e më shumë muajve provuan me mënyrat më të vrazhda – shpesh herë me letrat e tyre që tingëllonin si orë letrare – të gjitha këto japin një mesazh shumë të qartë se çfarë qeverisje do ta japin edhe nëse arrihet marrëveshja”.

“Është mesazhi i keq që tregon se edhe nëse ndodh Qeveria [VV-LDK] e ka konsumuar vetveten ende pa ia nisur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat