Haradinaj: Taksa 100 për-qind s’e ka dobësuar Kosovën në aspektin ndërkombëtar

Kosova

Haradinaj: Taksa 100 për-qind s’e ka dobësuar Kosovën në aspektin ndërkombëtar

Më: 23 janar 2020 Në ora: 23:43
Ramush Haradinaj

A e ka dobësuar taksa Kosovën në aspektin ndërkombëtar? Ja si përgjigjet Haradinaj

Një debat u zhvillua mes gazetarëve Alban Dudushi dhe Robert Rakipllari me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rakipllari e pyeti nëse e kemi ne forcën për t’i kundërshtuar SHBA-të dhe a sjell kjo pasoja për Kosovën. Haradinaj u përgjigj se për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova.

“Jo nuk sjell asnjë pasojë. Sot ne kemi bashkëpunime në aspektin e sigurisë me SHBA-të”, tha Haradinaj.

Në ato moment ndërhyri edhe Alban Dudushi ku tha se taksa 100 për-qind e ka dobësuar Kosovën në aspektin ndërkombëtar.

A i keni marrëdhëniet e mira si më parë me Gjermaninë, Francën dhe BE-në?- e pyeti Alban Dudushi.

“Po madje shumë më mirë. Kemi një mijë herë marrëdhënie më të mira me Gjermaninë. Shkoni pyesni në Gjermani”.

Jeni i sigurt për këtë, sepse unë di që Kosova është dobësuar në aspektin ndërkombëtar, di presionin që ju është bërë për të hequr taksën- vijoi Dudushi.

“Ku e dini ju për presionin dhe çfarë është folur”, vijoi duke hequr Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat