Krenare, bijë iliro-dardane e Vushtrrisë, qytet ky i cili, kur Londra ishte fshat, ne ishim qytet!

Kosova

Krenare, bijë iliro-dardane e Vushtrrisë, qytet ky i cili, kur Londra ishte fshat, ne ishim qytet!

Nga: Albana FERATI Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:17
Kalaja e Vushtrisë

I vjetër sa vetë qyteti/Hamami i veçantë arkitektural i Vushtrrisë Të shoqëruar nga shoqet e tyre, nuset bënin banjo në këtë Hamam, i cili mendohet të jetë i vjetër sa vetë qyteti i Vushtrrisë. Është një  ndër qytetet antike e po ashtu edhe moderne, i cili ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Po flasim për qytetin e Vushtrrisë i cili më parë e njihnin me emrin Vicianum. Merre me mend historiku i Vushtrrise daton shume me herert qe ne e paramendojme, daton nga ato vite që kur Londra ishte fshat Vushtrria qytet!, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Vushtrria iliro-dardane, kur ishte qytet, atebote Londra ishte fshat! 

Vushtrria njihet si qyteti më i vjetër në Kosovë. Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar, Vushtrria mundohet t’i ruaj vlerat e veçanta që ka. Kësisoj, Vushtrria ndër vite ka ndërruar pamje. Më poshtë mund t’i shihni disa foto të Vushtrrisë që nga vitet e hershme e deri tani.

Qyteti i Vushtrrise që sot ka mbi 100.000 banore  për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit. Përkunder luftes, fatmirësisht sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm.

Ndërtimet që janë bërë mbas luftës, kanë bërë Vushtrrinë një ndër qytetet më të vizituara për nga tradita që kanë ruajtur.

Vushtrria si nje qytet kulturor ka disa monumente te hershme historiek që ende janë të ruajtura si: Ura e gurit, Xhamitë disa shekullore,kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, hamami i qytetit,  çeshmja e qytetit, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj. .

Monumente  historike të ruajtura shumë kohë më parë e që janë  ruajtur me denjësi të madhe, sot këto  monumente po i mbajnë vetëm disa shkopinjë të hekurt e të fort duke mos lënë të rrënohen.

Viciana apo latinisht Vicianum ishte qytet i vjetër iliro-dardan i cili ndodhej afër qytetit të sotëm të Vushtrrisë, ish-Vuçitërna, në Kosovë. Sipas dis ahulumtimeve shekncore hisotrianet flasin se Vushtria kur ishte qytet, atebote Londra ishte fshat!

Pra në kohën e vjetër në gjuhën latine VICIANUM, apo në gjuhën vendase VICIANA (Ana e Viçave), një emër ky i lashtë ilir, është quajtur një vendbanim afër qytetit të sotëm të Vushtrrisë. Se Vushtrria në kohën antike është quajtur VICIANA, dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.

Viciana përmendet edhe në hartën mesjetare të ashtuquajtur Tabula Peutingeriane (Shih). Në këtë hartë përmenden edhe një varg vendesh iliro-shqiptare si p.sh. në rrugën Lissus – Naisso përmenden këto qytete: Lissus, Ad Picaria, Creueni, Gabuleo, Theranda, Viciano, Vindenis, Ad Fines, Hammeo, Ad Herculem, Naisso. Sipas këtij itinerari, distanca ndërmjet Vicianës dhe Therandës ishte 37 km kurse distanca ndërmjet Vicianës dhe Vindenisit ishte 29,6 km.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat