Aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Kosova

Aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist sipas Kodit Penal të Kosovës.

E pandehura më 23.11.2015,  me vetëdije  të  plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S. dhe vajzën e saj, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Kosovë përmes Aeroportit ndërkombëtar  “Adem Jashari”  duke udhëtuar për në Stamboll – Turqi.

Më pas të njëjtit kanë hyrë në shtetin  islamik në Siri, me qëllim që t’i bashkëngjiten  organizatës terroriste ISIS,  e nga e cila është financuar rregullisht me 50 euro në muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat